Zyrtare: Shkëndija bën një përforcim të madh

20:27 | 30 Maj 2018
Arbresh Info

Remzifaik Selmani është afrimi i parë i Shkëndijës së Tetovës në afatin kalimtar të verës.

Kryesia bind sulmuesin të rikthehet në Tetovë, pas një sezoni të kaluar në Hungari me Ujpeshtin.

Selmani, i cili firmosi kontratë trevjeçare, shihet si lojtar shumë premtues për të ardhmen.

Edhe pse i ri në moshë, ai pas vetes ka katër sezone në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ku është paraqitur me Renovën, ndërsa paralel ka luajtur për gjithë përfaqësueset e reja të Maqedonisë prej U-18 deri U-21, duke qenë në disa ndeshje mbajtës i shiritit të kapitenit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme