Federata e futbollit të Kosovës sot me anë të një konferencë për media ka konfirmuar shkarkimin e selektorit të Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes.
Agim demi ka falënderuar selektorin për punën e bërë me ekipin dhe për sukseset e arritura.
“Duam ta falënderojmë trajnerin Challandes për punën e bërë me ekipin, për suksesin e arritur sidomos në Ligën e Kombeve”- ka thënë Ademi.
Challandes i cili që nga viti 2018 ka qenë pjesë e Përfaqësueses, është shkarkuar pas shumë humbje të ndeshjeve.
Nga 16 ndeshjet e fundit zyrtare, pa llogaritur ato miqësore, në drejtim e tij, Kosova ka shënuar vetëm dy fitore, tre barazime dhe 11 humbje.
Bernard Challandes ka thënë se ishte një kënaqësi të jetë selektor i Përfaqësueses së Kosovës dhe poashtu ka falënderuar të gjithë lojtaret dhe stafin teknik.
“Natyrisht se jam i pikëlluar për këtë vendim, pasi kam pasur një kohë të mirë këtu. Kemi pasur një qëllim që të vazhdojmë qëllimet tona që të ndërtojmë një ekip të konkurrues”, ka thënë selektori.
“Kisha kënaqësinë që kam punuar me këtë skuadër, por jam i pikëlluar që nuk do të jem. Jam shumë, shumë i kënaqur me mbështetjen nga federata me këtë staf që gjithmonë kanë qenë besnik dhe ishte – mund ta them qartë se në karrierën time si trajner, nuk kam pasur të tillë”- ka shtuar Challandes. /arbresh.info/
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...