Napoli ka shkarkuar trajnerin Carlo Ancelotti pavarësisht fitores 4 – 0 ndaj Genk dhe kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
Gjiganti italian u kualifikua në fazën tjetër pasi ishte në vendin e dytë në grupin E një pikë me pak se kampioni i Evropës, Liverpool, transmeton portali arbresh.info.
Faqja zyrtare e Napolit ka njoftuar për shkarkimin e teknikut italian.
“Napoli ka marr vendimin për ti ndarë rrugët me trajnerin Carlo Ancelotti. Miqësia dhe respekti mes presidentit Aurelio de Laurentiis dhe Carlo Ancelotti po vazhdon”
Napoli në Seria A nuk ka qenë në formë të mirë pasi nuk kanë fituar që nga data 19 tetor.
Ndërsa janë në vendin shtatë në kampionatin italian, 17 pikë mbrapa liderit Inter./arbresh.info.
Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi kërko...
Qytetarët e Pejës protestojnë kundër reduktimeve të ashpra t...
Ministri Murati: Për herë të parë, të hyrat buxhetore kanë t...
Azemi: Qytetarët e Kosovës janë lodhur nga jetesa në errësir...
Gjumi i thellë, Driloni tregon një rast si e kishte sulmuar ...
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, për hetimin për korrupsion