Massimiliano Allegri nuk është më trajneri i Juventusit.
Strategu italian është shkarkuar para pak orësh. Dy ditë pas fitores së Kupës së Italisë ndaj Atalantës, klubi bardhezi zgjodhi t’i japë fund marrëdhënies me trajnerin Allegri.
‘Zonja e Vjetër’ e mori këtë vendim pas disa sjelljeve të tekniku italian gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë
“Juventus njofton se ka liruar Massimiliano Allegrin nga detyra e trajnerit të ekipit të parë. Shkarkimi vjen pas disa sjelljeve gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë, të cilat klubi i konsideroi të papajtueshme me vlerat e Juventusit dhe me sjelljen që duhet të kenë ata që e përfaqësojnë. Përfundon një periudhë bashkëpunimi, e cila filloi në vitin 2021 dhe përfundoi pas tre sezoneve të fundit së bashku me finalen e Kupës së Italisë. Klubi i uron Massimiliano Allegrit fat në projektet e tij të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Juventusit./rtk
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi