Skuadra e Real Madridit ka publikuar kalendarin e ndeshjeve para-sezonale, ku përfshihet edhe ndeshja ndaj skuadrës së Interit që do të luhet më 27 korrik.
Reali do të zhvilloj këto ndeshje në tri kontinente të ndryshme, dhe do të ndeshet me disa nga skuadrat më të njohura në botë. Ndalesa e parë e skuadrës së Realit do të jetë Australia, ku do të merr pjesë në turneun “International Champions Cup Australia”.
Në këtë turne Reali do të luaj ndaj Romës më 18 korrik dhe ndaj Manchester Cityt më 4 korrik. Të dyja këto ndeshje do të luhen në stadiumin “Melbourne Cricket Ground” i cili ka kapacitet për më tepër se 100 mijë shikues, shkruan arbresh.info.
Pas Australisë, Reali do të udhëtoj drejt Kinës, ku do të ndeshet me Interin e Shaqirit më 27 korrik dhe kundër Milanos më 30 korrik.
Pas Kinës, Reali do të kthehet përsëri në Evropë, përkatësisht në Gjermani ku do të marr pjesë në turneun e njohur “Audi Cup”. Reali do të luaj ndaj Tottenhamit më 4 gusht në Allianz Arena dhe fituesi i këtij dueli do të luaj më 5 Gusht me fituesin nga dueli Bayern-Milano./arbresh.info/
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...