Zyrtare: Sevilla kompleton transferimin e Suso-s nga AC Milan-i

22:25 | 13 Korrik 2020
Arbresh Info

Sevilla ka kompletuar transferimin e sulmuesit Suso, nga AC Milan-i.

Spanjolli u huazua gjatë afatit të janarit nga Sevilla për 18 muaj me obligim blerje, nëse klubi spanjoll do e siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Skuadra e Sevilla-s dje e sigurojë pozitën e katër në tabelë, derisa kanë mbetur edhe tri ndeshje të pazhvilluara, andaj Suso është bërë lojtar i tyre.

Për shërbimet e Suso-s, Sevilla do paguajë mes 20-25 milionë euro.

Suso që nga janari ka bërë 15 paraqitje në La Liga, duke kontribuar me një gol dhe një asistim.

Sevilla mbetet në garë për Evropa Ligën, turne i cili do zhvillohet gjatë muajit gusht./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme