Zyrtare: Sergio Ramos nuk do të luajë kundër Real Madridit

15:25 | 14 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

PSG ka njoftuar se Sergio Ramos nuk do të mund të luajë ndaj Real Madridit për shkak të lëndimit.

Skuadra e PSG’së nesër takohet me Real Madridin nga ora 21:00, në kuadër të fazës së eliminimit në Ligën e Kampionëve.

Para pak minutave, PSG ka njoftuar se Ramos nuk do të jetë i gatshëm të përballet me parisienët.

Kujtojmë se Neymar do të jetë gati dhe pritet të luajë pasi është rikthyer nga dëmtimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme