Sergi Roberto ka nënshkruar kontratë të re te Barcelona që do e mbajë atë në klub deri në vitin 2020 duke i dhënë kështu fund raporteve rreth ndonjë transferimi larg nga Camp Nou.
26-vjeçari, i cili ka bërë 34 paraqitje këtë sezon, kishte edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij të mëparshme por ishte duke u kërkuar për ribashkim me trajnerin Pep Guardiola në Manchester City, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është siguruar që t’i ofroj një kontratë të re afatgjate produktit nga akademia e tyre me një klauzolë të blerjes prej 500 milionë euro.
“Kam dashur gjithmonë që të jem këtu, kam qenë një tifoz i Barcelonës që kur isha i vogël”, ka thënë Roberto pasi vendosi lapsin në kontratën e re. “Kam qenë te Barcelona për 12 vite dhe qëllimi im është për të qëndruar këtu sa më gjatë që është e mundur”
Roberto depërtoi në skuadrën e parë të Barcelonës si një mesfushor qendror por është shfrytëzuar shpesh edhe si mbrojtësin i krahut të djathtë pas largimit të Dani Alvesit./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?