Zyrtare: Semedo te Barcelona (Foto)

18:15 | 14 Korrik 2017
Arbresh.info

Barcelona ka kompletuar transferimin e Nelson Semedos.

Ky i fundit gjatë ditës së sotme kaloi tekstet mjekësore me sukses dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare ish-lojtarin e Benficës.

Megjithëse nuk ajanë bërë zyrtare shifrat e blerjes së futbollistit, transferimi besohet t’i ketë kushtuar spanjollëve 30 milionë euro plus pesë të tilla bonuse, transmeton Telegrafi.

Mbrojtësi 23-vjeçar u bë objektiv prioritar për katalonasit pasi u bë e qartë se nuk mund të merrnin Hector Bellerin e Arsenalit.

Lojtari pritet që nesër të dal në stërvitjet e para të klubit dhe të njoftohet me bashkëlojtarët e ri.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/885880383123972096?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzyrtare-semedo-te-barcelona-foto%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme