Google ADS

Zyrtare: Santi Cazorla ri-nënshkruan me Villarrealin

14:13 | 5 Qershor 2018
Arbresh Info

Santi Cazolra i është ribashkuar Villarrealit pas largimit nga Arsenali.

Klubi në La Liga ka konfirmuar se mesfushori spanjoll i është ribashkuar atyre pas largimit nga klubi në Emirates këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

“Sot, ne kemi diçka shumë të veçantë për t’iu treguar sepse është koha për të parë dikë që është shumë i dashur nga verdhoshët… mirë se vjen sërish Santi Cazorla”, ka njoftuar klubi.

33-vjeçari ka munguar sezonin e kaluar te klubi anglez si pasojë e lëndimi.

Cazolra ka shpenzuar gjithsej pesë sezone te Arsenali pas transferimit në vitin 2013./arbresh.info/

https://twitter.com/brfootball/status/1003969206969421829

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme