Milani ka nënshkruar zyrtarisht me Samuel Chukwueze nga Villarreali në një marrëveshje me vlerë rreth 28 milionë euro, duke përfshirë bonuset, ndërsa ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.
Sulmuesi nigerian mbërriti dje për testet e tij mjekësore dhe i kaloi ato me sukses, duke firmosur sot kontratën pesëvjeçare.
Një deklaratë nga kuqezinjtë konfirmoi se Chukëueze ka zgjedhur fanellën me numrin 21 për këtë sezon në San Siro.
“AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Samuel Chimerenka Chukwueze nga Villarreal CF. Sulmuesi nigerian ka nënshkruar për kuqezinjtë deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin e Rossonerëve.
🇳🇬️ Samuel Chukwueze 🇳🇬
Official Statement 👉 https://t.co/mtMWKYO651
Comunicato Ufficiale 👉 https://t.co/7oFv0XvALZ#ACMQuest #SempreMilan pic.twitter.com/S99Qp9nxKF
— AC Milan (@acmilan) July 27, 2023
Sipas Sky Sport Italia, Sportitalia dhe disa mediave tjera, marrëveshja u arrit për 20 milionë euro plus deri në 8 milionë euro tjera bonuse ndryshme të lidhura me performancën.
Nga ana tjetër, Milani gjithashtu ka huazuar mbrojtësin Matteo Gabbia te Villarreal për një sezon, pa mundësi blerjeje.
Ndryshe, Chukwueze shënoi 13 gola dhe dha 11 asistime në 50 paraqitje konkurruese për Villarrealin sezonin e kaluar.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç