Pas largimit të Megzon Visokës, Ulpiana tashmë është bërë me trajner të ri.
Klubi nga Lipjani ka vendosur që postin e trajnerit t’ia besojë trajnerit të mirënjohur kosovar Sami Sërmaxhaj.
Sërmaxhaj ka qenë i papunë që prej largimit nga Ballkani në edicionin e kaluar.
Për ardhjen e tij në klubin lipjanas, Sërmaxhaj është bindur nga presidenti Abedin Salihu – Dino.
Në vazhdën e takimeve mes palëve që kanë zgjatur rreth dhjetë ditë, besohet se ka pasur pika të përbashkëta në projektet e tyre.
“Kemi qenë në bisedime me drejtuesit e Ulpianës që prej dhjetë ditësh”, tha Sërmaxhaj për Zërin.
“Gjatë takimeve kemi parë shumë pika të përbashkëta mes nesh dhe kemi arritur marrëveshje”, tregoi më tej trajneri i mirënjohur kosovar.
Tutje, ai tregon se që nga nesër do t’i filloj stërvitjet me klubin e ri.
“Kam qenë në stërvitje tashmë, por nuk e kam drejtuar unë. Që nga nesër, unë do ta marrë ‘timonin’ e skuadrës”, potencoi Sërmaxhaj.
Gjithashtu, ai ka folur edhe për kontratën me Ulpianën si dhe ambiciet.
“Kemi marrëveshje deri në përfundimin e këtij edicioni, kështu kam kërkuar unë”, u shpreh Sërmaxhaj, duke shtuar:
“Ambiciet janë që të mbesim në ligë, e më pas le të shohim për edicionin e ardhshëm”.
Për fund, Sërmaxhaj ka një mesazh për tifozët lipjanas.
“Së bashku me kryesinë, stafin teknik dhe futbollistët do të angazhohemi maksimalisht për t’i dhuruar emocione pozitive tifozëve lipjanas”, shtoi Sami Sërmaxhaj.
Ndryshe, pas tetë xhirosh në Ligën e Parë, Ulpiana renditet në vendin e 11-të me tetë pikë të tubuara./Zëri.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...