Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave tashmë ka një selektor të ri.
Vashat e Kosovës zyrtarisht tani do t’i udhëheq Sami Sermaxhaj, shkruan Arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovoës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton se Sami Sermaxhaj është emëruar përzgjedhës i ri i Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e vajzave. Sermaxhaj do të udhëheqë Kombëtaren A të vajzave në ciklin e ri garues, ndërsa ndeshjet miqësore do t’i shërbejnë për përgatitjet dhe përzgjedhjen e ekipit”, shkruhet në njoftimin e FFK-së.
Ai më parë ka udhëhequr skuadra të ndryshme në Kosovë si Ballkani, Drenica, Malisheva./Arbresh.info
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani