Chelsea ka konfirmuar huazimin e mesfushorit Ross Barkley të Aston Villa.
“Blutë” kanë vepruar me Barkley-in ashtu siç vepruan me Tammy Abraham duke e huazuar për një edicion në mënyrë që të fitojë minutazhë më të madhe, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/ChelseaFC/status/1311238060991012864
Barkley është pjesë e Chelsea-s që nga viti 2018, me të cilët ka bërë 86 paraqitje duke shënuar 11 gola, kurse këtë edicion ishte realizator në fitoren e thellë ndaj Barnsley-it në Kupën e Anglisë.
Tani anglezi do jetë pjesë e Villa-s dhe do punojë me legjendën e klubit londinez, John Terry, që është asistent i trajnerit Dean Smith./arbresh.info.
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
Forcat ukrainase shkatërruan një depo të dronëve rusë
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...