Google ADS

Zyrtare: Ronaldo mungon në stërvitje, në dyshime për ndeshjen kundër Parmas

18:38 | 16 Janar 2020
Arbresh Info

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka munguar sot (e enjte) në stërvitje.

Sipas raportimeve, 34-vjeçari ende është duke vuajtur nga sinusi, transmeton portali arbresh.info.

Portugezi dje mungoi në fitoren e thellë të Juventusit kundër Udineses në kuadër të Kupës së Italisë, ndërsa është në dyshime për ndeshjen e radhës kundër Parma.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë këtë sezon ka bërë 23 paraqitje për “Zonjën e Vjetër”, ndërsa kontrata e tij skadon në vitin 2022./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme