Napoli ka transferuar lojtarin e Chelseas, sulmuesin belg Romelu Lukaku.
Lajmi është bërë i ditur nga skuadra napolitane përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Sulmuesi belg ishte preferenca e trajnerit Antonio Conte, teksa transferimi ia ka lehtësuar edhe më shumë pasi Fonsenca e ka lënë jashtë planeve të tij.
Kujtojmë se Lukaku ka qenë pjesë e kampionatit italian dy sezonet e fundit ku luajti te Interi dhe Roma.
Tek zikaltërit ka qenë edhe në sezonet 2019/20 dhe 2020/21 ku pati shkëlqyer duke qenë lojtari kryesor tek Nerazzurët.
Këtë sezon me shumë gjasë Lukaku do të zëvendësoj Victor Osimhen i cili mund të largohet drejt Chelsea ose Al Ahlyt./Arbresh.info
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...