Drejtuesit e klubit të Romës kanë reflektuar pas humbjes së sotme ndaj Bolognas me rezultat 2-3 në shtëpi.
Menjëherë pas përfundimit të kësaj ndeshje, ata kanë shkruar trajnerin Ivan Juric, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të klubit kryeqytetas në rrjetin social X.
“Ne duam të falënderojmë Ivan Juric për punën e tij të palodhur në javët e fundit. Ai ka menaxhuar një mjedis të vështirë me profesionalizmin maksimal dhe për këtë ne i jemi mirënjohës. I urojmë të gjitha të mirat për të ardhmen e tij. Kërkimi për një trajner të ri tashmë ka filluar dhe do të shpallet në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e klubit.
Juric largohet nga klubi romak pas vetëm 12 ndeshjeve me një bilanc katastrofal prej 4 fitoreve, tri barazimeve dhe pesë humbjeve.
Ai ka zëvendësuar Daniele de Rossin i cili po ashtu ishte shkarkuar në fillim të sezonit pas nisjes jo të mbarë, kurse ditët në vazhdim pritet të emërohet trajneri i ri.
Roberto Mancini ishte emri më i lakuar për të marrë drejtimin e klubit nga kryeqyteti italian./Arbresh.info
Nota del Club
📄 https://t.co/ab8Rs625hj#ASRoma
— AS Roma (@OfficialASRoma) November 10, 2024
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...