Google ADS

Zyrtare: Roma shet Leandro Paredes te Zeniti

18:20 | 1 Korrik 2017
Arbresh Info

Roma ka shitur zyrtarisht Leandro Paredes te Zenit St Petersburg në një marrëveshje që vlen 23 milionë euro, përfshirë 4 milionë euro bonuse.

Mesfushori iu nënshtrua testimeve të gjata mjekësore këtë mëngjes në klinikën Villa Stuart të Romës, transmeton portali arbresh.info.

Ai nënshkroi një kontratë katër vjeçare me klubin rus, trajneri i të cilit është Roberto Mancini.

Paredes sapo ka mbushur 23 vite dhe ka arritur në Roma nga Boca Juniors në vitin 2013 për vetëm 6 milionë euro./arbresh.info

https://twitter.com/OfficialASRoma/status/881173713848238080

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme