Lorenzo Pellegrini është rikthyer te AS Roma, dy vite pas largimit për transferim te Sassuolo.
Mesfushori ishte pjesë e akademisë së Romas që nga mosha 11-vjeçare, por paraqitjen e parë e bëri si një zëvendësues në ndeshjen kundër Cesenas në vitin 2014/15, transmeton portali arbresh.info.
Për shkak të mundësive të kufizuara atë sezon, Pellegrimi iu bashkua Sassuolos për vetëm 1.25 milionë euro duke bërë më pas 47 paraqitje në Serie A.
Lexo edhe: Dasma e superyllit Lionel Messi, zbulohet lista e të ftuarve
Sezonin e kaluar, Lorenzo Pellegrini shkëlqeu duke shënuar gjashtë gola si dhe duke krijuar gjashtë asistime të tjera në ligën më të madhe të Italisë derisa arriti të luante gjithashtu në fazat grupore në Evropa Ligë.
Tani, reprezentuesi i Italisë U21 mund të luaj në Ligë të Kampionëve pas rinënshkrimit me “Giallorossët”.
Sassuolo ka përfituar 8.75 milionë euro pasi klubi nga kryeqyteti italian aktivizoi klauzolën e tij të riblerjes së 21-vjeçarit, i cili tashmë ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare në Stadio Olimpico./arbresh.info
https://twitter.com/OfficialASRoma/status/880821138636636160
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...