Roma ka njoftuar zyrtarisht se ka blerë portierin Pau Lopez nga Real Betisi për 23.5 milionë euro plus bonuset duke arritur në një shifër totale afër 28 milionë euro.
“Real Betis Balompie dhe AS Roma kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Pau Lopez te klubi nga Italia”, thuhet në deklaratën e publikuar, transmeton portali arbresh.info.
“Klubi falënderon Pau Lopezin për shërbimet e tij dhe i uron gjithë të mirat në të ardhmen”
Në një deklaratë nga Roma thuhet se operacioni ka kushtuar 23.5 milionë euro dhe lojtari ka vendosur lapsin në një kontratë pesë vjeçare.
Megjithatë, kjo nuk përfshinë të hollat e dhuruara te Betisi si pjesë e marrëveshjes së Antonio Sanabrias për shkak se ata është dashur t’i detyrohen Romas ende 50 për qind të tarifës së transferimit të tij te Genoa plus bonuset./arbresh.info/
https://twitter.com/OfficialASRoma/status/1149061891651715073
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës