Manchester City ka siguruar nënshkrimin me mesfushorin Riyad Mahrez nga Leicesteri për një tarifë rekorde te klubi prej 60 milionë funta.
Mahrez do të bartë sërish fanellën me numër 26 te City dhe ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me klubin në stadiumin Etihad, transmeton portali arbresh.info.
The best things come to those who wait… ?#welcomeriyad to Manchester City! ? #mancity pic.twitter.com/lLjJZrz4J0
— Manchester City (@ManCity) July 10, 2018
27-vjeçari algjerian pretendon se është i kënaqur me kalimin te kampioni në fuqi i Premierë Ligës.
“Jam shumë i kënaqur që i jam bashkuar Cityt, një skuadër që luan futboll të mrekullueshëm nën udhëheqjen e Pep Guardiolas”, ka thënë Mahrez.
“Vetëm shikimi i tyre nga larg ka qenë një kënaqësi. Pep është i vendosur për të luajtur futboll sulmues, i cili është i përsosur për mua dhe performancat e tyre sezonin e kaluar ishin të jashtëzakonshme. Ata janë duke ri-definuar lojën angleze dhe unë dua të jem pjesë e saj”
Tarifa e paguar për Mahrezin është 3 milionë më shumë se shifra prej 57 milionë që kampioni i Premierë Ligës pagoi për të nënshkruar me Aymeric Laporten nga Athletic Bilbao në janar./arbresh.info/
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...