Krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) kanë pritur Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB), Franko Bushati, i cili sapo është emëruar në këtë pozitë, ndërsa ishte i shoqëruar nga Ersi Oruci, përgjegjës për Ligën Unike në FSHB.
Bushati dhe Oruci janë pritur në FBK nga numri një i FBK-se, Arben Fetahu, Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku dhe Menaxheri i Përfaqësueseve, Adriatik Rraci, përcjell Arbresh.info.
Të dy palët u dakorduan për fillimin e Ligës Unike për Femrat, ku do të garojnë tri skuadrat më të mira nga Kosova dhe tri më të mirat nga Shqipëria, në bazë të renditjes të edicionit të kaluar.
Liga pritet të fillojë në muajin janar të vitit të ardhshëm dhe të përfundojë në fund të marsit me organizimin e Final Four në Kosovë.
Ndërkohë, Liga Unike për meshkuj do të zhvillohet në formë të turneut të Final 8, me katër skuadrat më të mira nga Kosova e Shqipëria të edicionit të kaluar.
Final 8 do të zhvillohet në fund të muajit mars në Shqipëri.
Kalendari për Ligën Unike për femra dhe meshkuj do të publikohet shumë shpejt.
Kujtojmë që Liga Unike në kategorinë e meshkujve është ndërprerë sezonin e kaluar si shkak i tëheqjes së disa skuadrave nga Shqipëria./Arbresh.info/
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani