Ante Rebic ka nënshkruar për Milanin duke u huazuar me opsion blerjen, kurse Andre Silva ka shkuar në drejtim të kundër duke nënshkruar për Eintracht Frankfurt.
Të dy lojtarët vlerësohen se kushtojnë 25 milionë euro kështu që konsiderohet se kemi të bëjmë me një marrëveshje shkëmbimi kokë me kokë.
Ka pasur disa shqetësime megjithatë, pasi që Andre Silva ka probleme me thembrën e akilit ku është dashur teste mjekësore të tjera.
Të njëjtat probleme kishin bërë që ai mos të transferohej te Monaco muajin e kaluar, por kur janë bërë teste specifike nga gjermanët është parë që ky problem mund të rregullohet.
Sulmuesi portugez luajti të shtunën për Milanin, të cilët fituan 1-0 kundër Brescias.
Sulmuesi kroat, Rebic është një sulmues i gjithanshëm dhe luan në të gjitha pozitat e ndryshme të sulmit.
Ai ishte shumë afër kalimit në Inter por këta të fundit vendosën ta mbajnë Matteo Politanon.
Rebic mbush 26 vjet këtë muaj dhe nuk është i ri në Serie A, pasi që Fiorentina e shiti atë në Eintracht Frankfurt më 2018 për dy milionë euro, me një klauzolë që i garantohet shuma prej 30-50 për qind në rast të shitjes.
Rebic njihet për het-trikun e famshëm në DFB Cup kundër Bayernit. /GazetaExpress/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë