Google ADS

Zyrtare: Real Madridi me deklaratë rreth Kylian Mbappes

13:19 | 4 Korrik 2018
Arbresh Info

Real Madridi ka hedhur poshtë raportet se ata kanë rënë dakord për të një marrëveshje prej 272 milionë euro me Paris Saint Germainin për transferimin e Kylian Mbappes.

Skuadra spanjolle është përfolur shumë për transferimin e sulmuesit qysh nga koha e tij në Monaco dhe sipas një gazetari të njohur francez, transferimi i tij këtë verë është i pashmangshëm, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, Madridi insiston se një marrëveshje e tillë nuk është arritur dhe raportet janë plotësisht të pavërteta.

“Pas informatave të publikuara disa orë më parë në lidhje me një marrëveshje mes Real Madridit dhe PSG-së për lojtarin Kylian Mbappe, Real Madridi thotë se ato janë kategorikisht të pavërteta”, shkruan klubi në një deklaratë.

Lajmi vjen disa ditë më vonë pasi kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve njoftoi se ata nuk janë gjithashtu në bisedime për të nënshkruar me Neymarin./arbresh.info/

https://twitter.com/realmadriden/status/1014464980786274307

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme