Real Madridi ka finalizuar nënshkrimin me talentin premtues Mohamed Mizzian nga skuadra e divizionit të dytë, Melilla.
Barcelona ishte gjithashtu e interesuar në nënshkrimin me 18-vjeçarin, por në fund Madridi siguroi një marrëveshje me lojtarin në formë huazimi dhe me opsionin për blerje në fund të sezonit, kur kontrata e tij me Milillan të përfundojë, transmeton portali arbresh.info.
Mizzian tashmë ka eksperiencë në Santiago Bernabeu, ku performanca e tij impresive për Melillan në ndeshjen e dytë të Kupës së Mbretit kundër ‘Los Blancos’ më 6 dhjetor ishte e mjaftueshme për të bindur drejtorin sportiv të Madridit për të nënshkruar me të.
Madridi ishte në afër nënshkrimit me talentin e ri që disa javë, por marrëveshja ishte vënë në pritje për shkak se lojtari ishte duke ndryshuar agjentët.
Sulmuesi i ri me gjasë do t’i bashkohet skuadrës B të klubit – Real Madrid Castillas, por mund të ftohet në skuadrën kryesore nga trajneri Santiago Solari për të mbuluar Mariano Diazin që është lënduar në rast se klubi nuk nënshkruan me ndonjë sulmues tjetër në janar./arbresh.info/
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...