Zyrtare: Real Madridi e shkarkon trajnerin Julen Lopetegui

22:04 | 29 Tetor 2018
Arbresh Info

Real Madridi e ka shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui pas disfatës tronditëse 5 me 1 në duart e rivalit të tyre të përbetuar – Barcelonës që i la ata në pozitën e nëntë në La Liga.

Lopetegui largohet nga Bernabeu pas vetëm katër muajve në detyrë, pasi ishte shkarkuar edhe nga Spanja në prag të Kampionatit Botëror kur u njoftua se kishte rënë dakord për të marrë detyrën në Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.

Ish trajneri i Chelseat, Juventusit dhe Italisë, Antonio Conte është favorit për të marrë drejtimin e skuadrës.

Disfata ndaj Barcelona i ka dhënë një pikë përfundimtare ndeshjeve të tyre të tmerrshme gjatë të cilave Lopetegui ka fituar vetëm një takim nga shtatë ndeshjet e fundit – fitorja 2 me 1 në shtëpi ndaj Viktoria Plzenit në Ligë të Kampionëve.

Para se të mposhtin skuadrën çeke, Real Madridi ishte duke kaluar në pesë ndeshje pa fitore dhe kishte vendosur madje një rekord negativ prej 481 minuta pa shënuar asnjë gol.

Emërimi i 52-vjeçarit ishte mjaftë kontrovers pasi erdhi vetëm një javë pasi ai kishte vendosur për të ardhmen e tij te skuadra e Spanjës duke rinovuar kontratën që do e mbante atë në klub deri në vitin 2020, transmeton portali arbresh.info.

Vendimi Lopeteguit për të pranuar punën në Madrid, që ishte njoftuar kur skuadra e Spanjës tashmë ishte në Rusi për Kampionatin Botëror, ishte parë nga Luis Rubiales, drejtori i Federatës së Futbollit të Spanjës, si një mos respektim.

Lopetegui ishte shkarkuar vetëm dy ditë para Kampionatit Botëror që nisi me ndeshjen kundër Portugalisë.

Presidenti i Real Madridi mësohet të jetë larguar nga Camp Nou pa folur me trajnerin e tij apo pa shkuar në dhomën e zhveshjes për të parë lojtarët pas ndeshjes ndaj Barcelonës.

Drejtorët janë takuar të hënën dhe vendimi është njoftuar para pak minutash në faqen zyrtare.

Trajneri i skuadrës Castilla të klubit, Santiago Solari do të marrë përkohësisht drejtimin e gjigantit evropian duke filluar nga nesër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme