Zyrtare: Real Madrid konfirmon huazimin e Vallejo-s te skuadra e njohur spanjolle

13:13 | 18 Gusht 2020
Arbresh Info

Real Madrid-i ka huazuar lojtarin Jesus Vallejo, te skuadra e Granada-s për një sezon.

Vallejo nuk ishte në planet e Zinedine Zidane dhe në mënyrë që të fitojë më shumë minutazh u huazua te Granada, transmeton portali arbresh.info.

“Los Blancos” përmes një komunikate ka konfirmuar huazimin e Vallejo-s te skuadra spanjolle.

“Real Madrid CF dhe Granada CF kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarin Jesus Vallejo për sezonin e ardhshëm, deri me 30 qershor 2020”, ka shkruar Real-i në Twitter.

https://twitter.com/realmadrid/status/1295669254323412992

Pritet që së shpejti Real-i të zyrtarizojë edhe huazimin e Reiner Jesus-it te Borussia Dortmund./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme