Google ADS

Zyrtare: Real Madrid-i rikthen Areola-n te PSG-ja

16:01 | 11 Gusht 2020
Arbresh Info

Real Madrid-i e ka rikthyer portierin Alphonse Areola, te PSG-ja.

Lojtari ishte huazim te “Los Blancos” për një sezon me mundësi blerje, por gjiganti spanjoll nuk e ka aktivizuar mundësinë e blerjes, transmeton portali arbresh.info.

Real-i përmes një komunikate e ka falënderuar Areola-n dhe i ka uruar suksese në të ardhmen.

“Klubi dëshiron të falënderojë Areola-n për dedikimin, profesionalizmin dhe i uron më të mirat në fazën e re. Real Madrid gjithashtu falënderon PSG-në për mundësinë të këtë Alphonse Areola në skuadër”, ishte shkruar në komunikatë.

https://twitter.com/realmadrid/status/1293144330522198017

Andriy Lunin pritet të jetë zëvendësuesi i Thibaut Courtois te gjiganti spanjoll./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme