Google ADS

Zyrtare: Real Betis nënshkruan me Cristian Tellon e Barcelonës

22:34 | 30 Qershor 2017
Arbresh Info

Barcelona ka zbuluar se ata kanë shitur Cristian Tellon te skuadra në La Liga – Real Betis.

Lexo edhe: Asnjë klub pas Cristiano Ronaldos

Në fillim të kësaj jave, raporte të ndryshme pretendonin që Bestis ishte në negociata me Barcelonën për transferimin e 25-vjeçarit, i cili shpenzoi 18 muajt e fundit si një i huazuar në Serie A te Fiorentina, transmeton portali arbresh.info.

Betis tani ka fituar garën duke nënshkruar me spanjollin një kontratë pesë vjeçare.

“FC Barcelona dhe Real Betis Balompie kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Cristian Tellos te skuadra Andaluciane”, shkruan Barcelona në një deklaratë zyrtare.

Lexo edhe: Ronaldinho tregoi se është ende mbreti me këtë aftësi që shfaqi ndaj Man Utd (VIDEO)

Tello, i cili është bërë lojtari i dytë i transferuar te Betis pas arritjes së Sergio Leon nga Osasuna, ka shënuar 20 gola brenda 89 paraqitjeve te Barcelona gjatë viteve 2011 dhe 2014./arbresh.info

https://twitter.com/FCBarcelona/status/880834018756972544

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme