Zekirija Ramadani dhe Feronikeli kanë ndërprerë bashkëpunimin.
Skuadra kampione e Kosovës përmes një njoftimi për media, kanë bërë të ditur se kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Zekirija Ramadani,
Njoftimi i plotë i KF Feronikelit:
Zekirija Ramadani nuk do të jetë më trajner i KF Feronikelit.
Kështu është vendosur pas një mbledhje të klubit me presidentin, Naser Ramaj, duke analizuar gjendjen e klubit dhe rezultatet e fundit.
Ramadani u shpall Kampion i Kosovës me Feronikelin duke arritur ta rrëmbejë edhe Kupën e Kosovës dhe sipas rregullave të FFK-së, ai ka fituar me automatizëm edhe Superkupën.
Si klub e falënderojmë për bashkëpunimin tejet korrekt dhe i dëshirojmë shumë sukses në vazhdimin e karrierës.
Ramadani ishte trajneri i parë historik i Feronikelit që drejtoi skuadrën në garat e UEFA-s.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte