Zyrtare: Qendërmbrojtësi i Hannover 96, i del pozitiv testi për koronavirus

15:54 | 11 Mars 2020
Arbresh Info

Mbrojtësi i Hannover 96, Timo Hubers ka bërë testin për koronavirus dhe ka dal të jetë pozitiv.

Klubi nga liga e dytë në Bundesligë është bërë lojtari i parë në Gjermani që është prekur nga koronavirusi, transmeton portali arbresh.info.

Koronavirusi ka prekur shumicën e njerëzve në botë, andaj janë suspenduar të gjitha ndeshjet në Seria deri në 4 prill.

Ndërsa në Premierë Ligë dhe La Liga ndeshjet do zhvillohen pa tifozë.

Hubers është duke u mbajtur i izoluar pas testit të bërë dhe nuk ka qenë në kontakt me bashkëlojtarët./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme