Paris Saint Germaini ka konfirmuar nënshkrimin me Thilo Kehrer për 33 milionë funta duke mposhtur Barcelonën në garën për shërbimet e mbrojtësit U21 të Gjermanisë.
Si një produkt i akademisë së Schalkes, 21-vjeçari ka finalizuar transferimin te klubi në Parc des Princes pas sezonit të shkëlqyer 2017/2018, transmeton portali arbresh.info.
Kehrer ishte pjesë e skuadrës së Gjermanisë U21 që fitoi Kampionatin Evropian vitin e kaluar dhe tani do t’i bashkohet kampionit në Liga 1 për një marrëveshje madhështore.
Drejtori sportiv i Schalkes, Christian Heidel ka konfirmuar se Kehrer, i cili ishte gjithashtu shënjestër e Barcelonës, ishte i vendosur për të nënshkruar një marrëveshje të re me ata para se të arrinte oferta gjigante.
Kehrer ka bërë 33 paraqitje te Schalke në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar duke shënuar tri herë brenda tyre./arbresh.info/
https://twitter.com/PSG_inside/status/1030031413771350016
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...