Google ADS

Zyrtare: PSG nënshkruan me mbrojtësin Dani Alves

16:30 | 12 Korrik 2017
Arbresh Info

Paris Saint Germain ka konfirmuar nënshkrimin me Dani Alves duke hidhëruar kështu gjigantin në Premierë Ligë – Manchester Cityn.

Braziliani është transferuar në Francë nga Juvenutsi, pasi është liruar nga kontrata e tij në Torino, por destinacioni i tij ka befasuar shumë tifozë të futbollit, transmeton portali arbresh.info.

Alves thuhej se ishte i vendosur për transferim në Etihad Stadium për tu bërë lojtari i tretë i Manchester Cityt i transferuar këtë verë pas blerjes së Bernardo Silvas nga Monaco dhe Edersonit nga Benfica.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është takuar disa herë me Pep Guardiolan për të diskutuar transferimin, për mendja e tij ndryshoi në momentin e fundit zgjedhur transferimin te gjiganti në Liga 1.

Ish mesfushori i Barcelonës do të fitoj një pagë javore prej 230 mijë funta në javë te klubi në Parc des Princes pas transferimit të dytë falas./arbresh.info

https://twitter.com/PSG_inside/status/885139458965819393

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme