Zyrtare: Prishtina me trajnere të re (FOTO)

21:33 | 28 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ish-volejbollistja e mirënjohur, Ganimete Gërbovci, befason të gjithë me vendimin e saj të fundit. Ajo merr timonin e klubit të volejbollit Prishtina, anëtare e Superligës së Kosovës (femrat).

Ish-reprezentuesja e shquar e Kosovës, synon të debutojë me rezultate të jashtëzakonshme ashtu siç kishte edhe rezultate te jashtëzakonshme si lojtare, raporton Bota Sot. “Pas takimit me kryesinë e klubit të Prishtinës, me ofruan postin e trajneres. Punën do ta fillojë në muajin shtator të këtij viti. Kam planet e mija dhe së shpejti do t’i shpalosi ato. Synimet e mija nuk janë vetëm të debutojë si trajnere, por të ndërtojë një gjeneratë të jashtëzakonshme për rrafshin ndërkombëtar”, deklaroi Gërbovci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme