Prishtina nga sot është transferuar në Gjakovë dhe është vendosur në hotel “Jakova” ku deri të premten do të kryej fazën e parë përgatitore. Stërvitjet do të mbahen në stadiumin e Vëllaznimit.
Kurse, përforcimi i madh është Liridon Fetahaj. Ai sot iu bashkua skuadrës në Gjakovë.
Fetahaj, 25 vjeç, i lindur më 21.09.1991 në Prizren, i gjatë 180 cm. Mesfushori me tipare ofensive të krahut që luan pa asnjë problem edhe si sulmues krahu, luan me këmbë të majtë dhe me Lirinë ka shfaqur përformanca të shkëlqyera duke shënuar 14 gola dhe asistuar në 10 sosh.
Është produkt i shkollës së futbollit Liria. Ka debutuar me Lirinë në Superligë e pastaj për dy vite në Ligën e parë dhe tani dy vite sërish në Superligë duke shënuar për pesë vite rreth 70 gola.
Fetahaj ka nënshkruar kontratë valide me Prishtinën për tre vitet e ardhshme.
Fetahaj: Me zemër në klubin me emër kaq të madh
“Prishtina më ka ofruar kushtet më të mira dhe jo vetëm kjo, por kam ardhur qindpërqindtë me zemër. E vërtet se Prishtina më ka kërkuar tani e katër vite, por tani besoj se janë pjekur kushtet për një emër të madh siç është Prishtina. Kam ardhur të luaj futboll, t’i tregoj të gjitha cilësitë e mia që të kontribuoj sa më shumë duke ndihmuar klubin që të rikthej titullin e munguar tani kaq shumë vite dhe që vitin tjetër të shkojmë në kualifikime të Ligës së kampionëve”, ka thënë ish-10 i Lirisë, Liridon Fetahaj.
“Fetahaj viteve të fundit ka bërë diferencën në futbollin kosovar. Për Prishtinën, për vetë faktin që ka pranuar ofertën tonë, e edhe për mua si trajner që i njoh cilësitë e tij, pra është kënaqësi, e sidomos kur kemi të bëjmë me një lojtar kaq korrekt sa është ky. Ka karakter që lufton dhe kjo i nevojitet Prishtinës. Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur me cilësitë e tij dhe ardhjen tek ne”, ka thënë kryetrajneri, Arsim Thaqi, njofton prishtinafc.com. Prishtina do të marrë pjesë në garat evropaine ‘Europa League’ në këtë edicion. /Arbresh.info
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...