Zyrtare: Polonia me trajner të ri

19:51 | 12 Korrik 2018
Arbresh Info

Polonia ka emëruar ish kapitenin e skuadrës, Jerzy Brzeczek, si trajnerin e tyre të ri pas largimit nga Kampionati Botëror “Rusia 2018” në fazën e grupeve.

47-vjeçari është zëvendësues i Adam Nawalkas, kontrata e të cilët nuk është rinovuar, transmeton portali arbresh.info.

Polonia përfundoi në fund të Grupit H pas humbjes së dy ndeshjeve të tyre të para – ndaj Senegalit dhe Kolumbisë para se të mposhte Japoninë në ndeshjen e fundit.

Brzeczeka është daja i anësorit të Polonisë, Jakub Blaszczykowski.

Ai ka bërë 42 paraqitje për skuadrën kombëtare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme