Ish sulmuesi i Arsenalit, Lukas Podolski ka konfirmuar se do të largohet nga Galatasaray gjatë verës në mënyrë që t’i bashkohet skuadrës në J-League, Vissel Kobe.
Futbollisti gjerman, i cili ka bërë 129 paraqitje për vendin e tij, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Instagram se do të largohet nga skuadra turke, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk është një vendim kundër Galatasaray, është një vendim që e kam bërë për një sfidë të re dhe do sqarojë më detajisht gjërat kur të vije koha”, shkruan fillimisht Podolski.
“Tani është koha të fokusohem vetëm për të ndihmuar Galatasarayn dhe tifozët tanë fantastik”
Podoloski iu bashkua Galatasarayt në vitin 2015 pas largimit nga Arsenali. Vissel Kobe aktualisht qëndron në pozitën e gjashtë tek liga kryesore e Japonisë./arbresh.info
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...