Zyrtare: Përfundon sezoni për Emre Can

14:17 | 10 Prill 2018
Arbresh Info

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka pranuar se sezoni i Emre Can ka përfunduar.

Reprezentuesi i Gjermanisë pësoi një lëndim në shpinë disa javë më parë dhe trajneri i “Redsave” konfirmoi se futbollisti i talentuar nuk do të luaj për Liverpoolin sërish këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.

24-vjeçari do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe lëndimi i tij afatgjatë do të thotë se lojtari mund të mos luaj sërish për Liverpoolin.

“Sezoni i Emre Can ka përfunduar dhe të dy – Lallana dhe Matip do të mungojnë në ndeshjen kundër Manchester Cityt. Nuk është kurrë pozitive kur ju humbni tre lojtarë kryesor për pak javë”, ka thënë Klopp.

Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta ka zbuluar javën e kaluar se gjiganti në Serie A pret një përgjigje nga Can brenda dhjetë ditëve të ardhshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme