Google ADS

Zyrtare: Përfundon sezoni për Davide Calabrian

17:15 | 25 Prill 2019
Arbresh Info

Davide Calabria i Milanit do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit dhe në Kampionatin Evropian U21 për shkak se ka thyer ashtin fibula.

Calabria u largua gjatë disfatës 1 me 0 të Milanit ndaj Lazio mbrëmjen e kaluar në Kupë të Italisë dhe Sky Sports Italia raporton tani se lojtari do të qëndrojë dy muaj jashtë fushe, transmeton portali arbresh.info.

Një raport mjekësor në uebfaqen e “Rossonerëve” jep detaje më shumë duke shpjeguar se lojtari ka pësuar një thyerje në ashtin fibula të këmbës së majtë dhe do t’i nënshtrohet kontrolleve të tjera muajin e ardhshëm.

Si pasojë e kësaj, mbrojtësi i krahut të djathtë do të mungojë në pesë ndeshjet e mbetura në Serie A të kuqezinjve.

Ai gjithashtu do të mungojë edhe në Kampionatin Evropian U21 të Italisë që fillon më 15 qershor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme