Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka emëruar Këshillin Profesional, përzgjedhësit dhe ndihmësit e kombëtares së Kosovës të grupmoshës U-18 në të dyja konkurrencat, si dhe të U-20.
Në Këshill Profesional janë emëruar: Tone Krump. kryetar i KP-së, Arben Krasniqi – SHTBK (kryetar), Faton Kurshumlija – përfaqësues i gjyqtarëve/vëzhguesve, Ilir Selmani – përfaqësues i trajnerëve dhe vijues i programit FECC, Arben Polloshka (ish-basketbollist) dhe sekretari i Përgjithshëm me detyrë zyrtare.
Ndërkaq përzgjedhës i Kosovës U-20 është emëruar Jeton Nixha, ndërsa ndihmës i tij do të jetë Elvedin Plakiq. Përzgjedhës i Kosovës U-18 është emëruar Dritëro Sefaja, kurse ndihmës i tij do të jetë Petrit Zeqiri. Përzgjedhës i kombëtares U-18 (femrat) është emëruar Fidan Shatri, ndërsa ndihmës i tij do të jetë Afrim Selimi.
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë