Google ADS

Zyrtare: Pepe Reina largohet nga AC Milan

20:22 | 13 Janar 2020
Arbresh Info

Portieri Pepe Reina është larguar nga AC Milan në formë huazimi te klubi anglez, Aston Villa.

Reina nuk ishte i kënaqur me minutazhin te klubi italian, andaj u largua, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, për të qenë portieri kryesor te Aston Villa duhet të mposhtë Nyland, i cili ka impresionuar të gjithë me paraqitjen e tij kundër Leicester Cityt në Carabao Cup.

Reina për “Rosonerët” në dy sezonet e fundit ka luajtur vetëm 13 ndeshje.

Spanjolli më herët ka qenë gardiani i Liverpool, klub në të cilin ka bërë 285 paraqitje gjatë viteve 2005-2014./arbresh.info.

https://twitter.com/goal/status/1216801043889238022

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme