Google ADS

Zyrtare: Pedro vazhdon kontratën te Chelsea

09:33 | 3 Gusht 2018
Arbresh Info

Anësori i Chelseas, Pedro ka vazhduar kontratën edhe për një vit te klubi në Stamford Bridge.

Spanjolli, i cili iu bashkua Chelseat në vitin 2015, ka vendosur lapsin në një kontratë që i siguron atij qëndrimin në perëndim të Londrës deri në vitin 2020, transmeton portali arbresh.info.

“Është shumë mirë për mua, unë jam me të vërtetë shumë i lumtur këtu në klub me bashkëlojtarët e mi, tifozët dhe klubin në përgjithësi”, ka thënë Pedro për faqen zyrtare të klubit.

“Është shumë e rëndësishme për mua që të vazhdoj te Chelsea, ndihem rehat këtu dhe dua të fitoj tituj të ri dhe trofe. Dua ta ndihmoj skuadrën, të shënoj gola, jam vërtetë shumë i lumtur”

31-vjeçari ka shënuar 28 gola për klubin brenda 131 paraqitjeve qysh pasi largimit nga Barcelona./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme