Alexandre Pato zyrtarisht ka ndërprerë kontratën e tij me skuadrën Tianjin Quanjian dhe është tani një agjent i lirë para kalimit të mundshëm në Itali.
Braziliani 29-vjeçar ka qenë në Kinë që nga janari i vitit 2017 dhe ka shënuar 36 gola brenda 60 ndeshjeve kompetitive për klubin, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka lënë të kuptohet për largim me anë të një postimi në rrjetin social Webio duke shkruar: “Nuk jam i lumtur”.
Por, vendimi tani është zyrtarizuar dhe ish sulmuesi i Milanit është i lirë për rikthim në Serie A.
Pato ka shënuar 63 gola brenda 150 ndeshjeve kompetitive për “Rossonerët” nga vera e vitit 2007 deri në janar të vitit 2013.
Klubet e tij të tjera janë Internacional, Corinthians, Sao Paulo, Chelsea dha Villarreali./arbresh.info/
Policia shqiptoi 1593 gjoba trafiku për 24 orë
Zhduket një person në Lipjan
MAShTI anulon inaugurimin e shkollës e çerdhes në Viti
Kandidon për deputete në koalicionin Lista për Familje, Myze...
Kush do të zëvendësojë kryeministrin në largim të Kanadasë?
Olti Curri pas hyrjes së Gjestit në BBVA: Ishte një gjetje s...