Feronikeli aventurën evropiane do ta vazhdojë kundër Slovan Bratislavës në kuadër të Ligës së Evropës.
Kampioni i Kosovës u eliminua në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pas humbjes në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga TNS.
Mirëpo, skuadra nga Drenasi do të përballën me ekipin sllovak në raundin e dytë të Ligës së Evropës këtë të enjte, raporton lajmi.net.
Komiteti i Futbollit të Serbisë ka kërkuar gjatë ditës nga Slovan Bratislava që dy lojtarët serbë të skuadrës Dejan Drazic dhe Aleksandar Cavric të mos luajnë kundër Feronikelit.
Kështu që, këta dy futbollistë kanë vendosur që t’i qëndrojnë këtij vendimit dhe nuk do të luajnë ndaj klubit kosovar.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë klubi sllovak përmes një njoftimi zyrtar uebsajtin e tyre zyrtar:
“Lojtarët Aleksandar Cavric dhe Dejan Drazic dhe trajneri Vladimir Radenkovic e respektuan vendimin e komitetit serb në lidhje me ndeshjet ndaj Feronikelit. SK Slovan respekton vendimin e lojtarëve dhe të trajnerit, kështu që, Cavric, Drazic dhe Radenkovic nuk do të përfshihen në dy ndeshjet ndaj Feronikelit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës