Google ADS

Zyrtare: Olivier Giroud konfirmon largimin nga Milani

19:59 | 13 Maj 2024
D.H

Olivier Giroud edhe zyrtarisht ka njoftuar se do të largohet nga Milani në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund periudhës trevjeçare si futbollist i ‘Rossonerëve’.

Veterani francez u bë pjesë e Milanit nga Chelsea në verën e vitit 2021 në një marrëveshje të vlefshme rreth 4.8 milionë euro.

 

Giroud shumë shpejt dëshmoi se ishte një blerje e mençur për kuqezinjtë. Ai ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në fitimin e Scudettos në sezonin e tij të parë në klub.

Kontrata e Giroudit me Milanin skadon në fund të këtij sezoni, dhe ai është lidhur me një numër klubesh në MLS, ndërsa duket se destinacioni më i mundshëm është Los Angeles FC.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e Milanit në platformën X, Giroud publikisht konfirmoi vendimin e tij për t’u larguar nga klubi në verë, i gatshëm për një aventurë të re në perëndim të karrierës.

Gjatë tri viteve të tij në klub, 37-vjeçari shënoi 48 gola dhe dhuroi 20 asistime në 130 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme