Numër një i botës në tenis, Janik Sinner është tërhequr nga Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Lajmin e ka dhënë vetë tenisti përmes një postimi në rrjetin social X-(ish Tëitter), shkruan Arbresh.info.
“Me keqardhje ju njoftoj se fatkeqësisht nuk do të mund të marr pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit”, tha 22-vjeçari në një postim në X të shkruar në italisht.
“Ishte një nga synimet e mia kryesore për këtë sezon. Mezi prisja të kisha nderin të përfaqësoja vendin tim në këtë event shumë të rëndësishëm. Fat të gjithë sportistëve italianë që do t’i mbështes nga shtëpia.”
Ai është kampion në fuqi i turnirit “Australia Open 2024” dhe shihej si një nga favoritët për të triumfuar në Olimpiadë.
Shorti zyrtar për “Paris 2024” do të bëhet të enjten me 25 korrik në Stade-Roland Garros./Arbresh.info
Sono amareggiato di informarvi che purtroppo non potrò partecipare ai Giochi Olimpici di Parigi.
Dopo una buona settimana di allenamento sulla terra ho cominciato a non sentirmi bene. Ho trascorso un paio di giorni a riposo ed in visita il medico ha riscontrato una tonsillite e… pic.twitter.com/Qrx8TJLoMA
— Jannik Sinner (@janniksin) July 24, 2024
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...