FC Prishtina ka rikthyer në Kosovë Nikson Memajn, tani ish futbollistin e Hajdukut të Splitit.
Përmes një njoftimi në Facebook, kryeqytetasit kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me sulmuesin 20 vjeçar, Nikson Memaj.
Memaj në të kaluarën ka qenë pjesë e KF Gjakovës dhe KF Vëllaznimit, para kalimit në Kroaci te Hajduku.
Njoftimi i FC Prishtinës, pa ndërhyrje:
Mirë se vjen Nikson
Memaj rikthehet nga futbolli kroat në Kosovë te Prishtina
Prishtinë, 02 shtator 2020 – Nikson Memaj, futbollisti I talentuar nga Gjakova, kthehet nga futbolli kroat ne atë kosovar. Memaj ishte pjesë e K.F. Gjakova dhe K.F. Vëllaznimi para kalimit të tji në futbollin kroat tek Hajduk Split, ku kaloj dy vite e gjysmë, për tu kthyer tek Prishtina.
Memaj: “Jam kthyer te Prishtina sepse më ka pelqyer projekti i klubit, ambiciet që klubi i ka si në Kosove , po ashtu edhe në garat evropiane më pëlqejnë shumë dhe sigurisht mua nuk më tremb konkurrenca. Unë jam një futbollist profesionist dhe duhet të jem i përgatitur për të përballuar me sukses konkurrencën në ekip, mendoj se jam gati për të luftuar për një vend në formacion dhe pikërisht për këtë gjë kam ardhur për të lënë gjurmë në klubin më të madh në Kosovë. Në klub kam hasur në përkrahje të madhe si nga futbollistët , po ashtu edhe nga stafi teknik. Tifozët e Prishtines “Plisat” mund të presin angazhim maksimal nga unë, si dhe shpresoj që në fund ti bëjmë krenar me trofe , sepse Plisat e meritojnë këte”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...