Klubi ukrainas, LNZ Cherkasy ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e dyshes së Dritës, Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi ukrainas LNZ Cherkasy, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, shkruan Arbresh.info.
“Muharrem Jashari ka nënshkruar kontratë me LNZ. Ish-lojtari i klubit “Drita” u bë futbollist i skuadrës së Cherkasy”, thuhet në njoftimin e tyre për mesfushorin mitrovicas.
“Hajdin Salihu ka nënshkruar kontratë me LNZ. Ish-lojtari i klubit “Drita” u bë futbollist i skuadrës së Cherkasy”, shkruan në njoftimin për mbrojtësin llapjan.
Transferimi i dyshes së Dritës thuhet se i ka kushtuar klubit ukrainas rreth 400 mijë euro, si dhe gjilanasit kanë mbajtur një pjesë të kartonit të lojtarëve./Arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK