Thiago Motta ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me Paris Saint Germain, ka njoftuar klubi në Liga 1.
34-vjeçari ka rënë dakord në marrëveshjen që i siguron atij qëndrimin në Parc des Princes për sezonin 2017-18, transmeton portali arbresh.info. Motta ka qenë duke u kërkuar për rikthim në Serie A pas përfundimit të kontratës së tij, pasi ish klubi i tij Genoa thuhej si ishte e gatshme të shtronte një ofertë për të.
Megjithatë, ish futbollisti i Barcelonës ka thënë se është i kënaqur për të vazhduar “aventurën” e tij me skuadrën franceze.
“Jam shumë i kënaqur për të vazhduar kontratën time me Paris Saint Germain”, tha fillimisht ai. “Kam një histori të veçantë me këtë klub, i cili ka vendosur besimin në mua gjatë pesë viteve”
“Aventura vazhdon dhe jam shumë i lumtur për këtë. Ne do të vazhdojmë garën dhe do të japim maksimumin për të shkuar sa më larg te çdo kompeticion që marrim pjesë”
Motta ka fituar katër tituj në Liga 1 dhe katër Kupa të Francës qysh pas transferimit nga Interi në vitin 2012./arbresh.info
https://twitter.com/PSG_inside/status/882121418619703296
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...