Klubi nga Principata, Monaco ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit të deritashëm Leonardo Jardim dhe emërimin e pasuesit të tij.
Monaco ka befasuar të gjithë me njoftimin e fundit në faqet zyrtare ku konfirmon shkarkimin e trajnerit Jardim.
Ata gjithashtu njoftuan se pasues i tij është spanjolli, Roberto Moreno, i cili udhëhoqi Kombëtaren e Spanjës deri në rikthimin e Luis Enriques.
“Monaco njofton përfundimin e bashkëpunimit me Leonardo Jardim dhe ardhjen e Robert Morenon si trajner”, thuhet fillimisht në njoftimin e Monacos.
“Tekniku spanjoll, 42 vjeç, nënshkroi deri në qershor të vitit 2022. Ai do të marrë detyrat e tij në fillim të kësaj jave”.
?⚪️ L’AS Monaco annonce la fin de la collaboration avec Leonardo Jardim et l’arrivée au poste d’entraîneur de Robert Moreno. https://t.co/yvFg8SbJic
— AS Monaco ?? (@AS_Monaco) December 28, 2019
“Trajneri i emëruar i Kombëtares Spanjolle, Robert Moreno e ka drejtuar La Rojan gjashtë herë, duke ndihmuar në kualifikimin në Euro 2020”.
“Ai ka shumë tituj – Ligën e Kampionëve 2015, dy tituj të La Ligas, tre Kupa të Mbretit, një Superkupë Spanjolle dhe një Kupë të Botës për Klube – të fituara me Barcelonën (2014-2017) ) së bashku me Luis Enrique, për të cilin e ndihmoi edhe te Roma (2011-12) dhe Celta Vigo (2013-14)”, përfundon njoftimi i klubit nga Ligue 1. /Telegrafi/
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...